Ballina Lajme 100 plumba drejt hotelit në Pogradec, autorët kapen në pyll, kishin ngritur...

100 plumba drejt hotelit në Pogradec, autorët kapen në pyll, kishin ngritur çadër

27

Arrestohet organizatori dhe bashkëpunëtorët që terrorizuan Pogradecin duke qëlluar me armë në drejtim të një hoteli në Tushemisht ku kishte dhe turistë.

Ngjarja e rëndë u shënua më 8 gusht 2020 ndërsa të njëjtët autorë kishin shkuar po në këtë hotel edhe më 1 gusht. Autorët qëlluan breshëri automatiku drejt hotelit duke rrezikuar jetën e familjes së pronarit të hotelit por dhe të turistëve që ishin atje.

Në pranga kanë rënë një 52 vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

“I.B., 52 vjeç, banues në Pogradec dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara” informon policia.

Bashkëpunëtorët e tjerë të arrestuar janë I. M., 29 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe E. H., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Operacioni i koduar “Driloni” u mor në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, Ata kishin ngritur një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar. Policia thotë se I.B është organizatori i kësaj ngjarje dhe në momentin e arrestimit u kap dhe me armë zjarri pistoletë me vete dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje, 52 vjecari në kë rkim prej shkurtit.Ndaj shtetasit I. B., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “kanosja për të mos kallëzuar”, “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”, për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.