Ballina Lajme LR vazhdon procesin e brendshëm zgjedhor-nëndega 6 dhe 7 zgjedhin strukturat e...

LR vazhdon procesin e brendshëm zgjedhor-nëndega 6 dhe 7 zgjedhin strukturat e saja

25

Lëvizja për Reforma ka mbajtur procesin e mbrendshëm zgjedhor në nëndegët e njësis numër 6 dhe 7 në qytetin e Preshevës.

Nëndegën numër 6 të LR do ta udhëheq Vullnet Jusufi nga Presheva me profesion Ekonomist i diplomuar. Kurse nëndega numër 7 do të udhëhiqet nga Mendim Berisha me profesion Jurist i diplomuar.

Lëvizja për Reforma në faqen zyrtare në facebook ka lëshuar këtë njoftim për zgjedhjet në nëndegët numër 6 dhe 7:

“Duke i pranuar sfidat dhe bashkarishtë duke ia dalë mbanë atyre, Lëvizja për Reforma sot vazhdoi suksesshëm dhe ballëhapur një hap të rëndësishëm në formatimin e saj. Kur ne premtuam që do të jemi shembull dhe bartës të një standardi të ri, të politikës në Luginë, sot Presheva rikonfirmoi këtë, duke treguar vullnetin dhe qasjen e qytetarëve tanë për demokraci ndaj politikbërjes dhe ndaj vet qytetarit.
Sot, Lëvizja e juaj, Lëvizja për Reforma i hoqi të gjitha mëdyshjet se Lëvizja jonë është një Lëvizje e madhe e njerëzve vullnetmirë ndaj qyetetit tonë, është një shtëpi e sinqertë dhe e mirë, ku gjithësecili ka të drejtë por dhe ka obligim të jap mendimin e tij për mirëqenien dhe të mirën e qytetit të tij.
Dy njësi shumë të rëndësishme, njësia 6 dhe njësia 7, sot treguan që është Lëvizja për Reforma ai subjekt politik që mban akoma gjallë shpresat e një të riu, një prindi dhe një të pensionuari që Presheva është vendi ku duhet ti harxhojmë energjitë tona positive.
Ndërsa për sfidat që do ti ndërmarim gjatë rrugës sonë, patjetër që duhen njerëz kompetent ti prijnë ato. Një jurist i sukseshëm por edhe një personalitet kredibil siç është Mendim Berisha dhe një ekonomist i sinqertë dhe një familjar shembullor siç është Vullnet Jusufi, patjetër që do të duhej të ishin në krye të këtyre dy njësive.
Rruga jonë është e gjatë, por padyshim njerëzit tanë, vullneti jonë dhe dëshira jonë e përbashkët është promotori dhe energjia jonë që gjithçka të kurorëzohet me sukses.”