Ballina Lajme Aksesorët në vlerë prej afro 26 mijë eurosh të Leonorës

Aksesorët në vlerë prej afro 26 mijë eurosh të Leonorës

19

Leonora Jakupi me vite të tëra vazhdon të jetë e pranishme në skenën muzikore shqiptare, ndërsa pos muzikës, ajo çmohet edhe për dukjen e saj.

Artistja nuk kursehet nga faqet rozë për t’u komentuar edhe për veshjet e shtrenjta që zgjedh për të zhveshur.

Javë më parë, ajo ishte pjesëmarrëse në një emision televiziv, ndërsa ka tërhequr vëmendjen me përzgjedhjet e saj.

Këngëtarja kishte zgjedhur të vishte një fustan lateksi të hapur në pjesën e dekoltesë, por më së shumti janë përfolur aksesorët e saj.

Sipas faqes What They Wearin, vetëm ora e Leonorës ka vlerën prej 25.400 euro (Rolex Lady-Datejust Oyster, 28 mm), kurse vathët e saj (Louis Vuitton Nanogram Hoop Earrings) kanë vlerën 490 euro. Këngëtarja nuk i ka komentuar këto pohime.

https://www.instagram.com/p/CJjOyZ8hrRk/?utm_source=ig_embed