Ballina Lajme Aksident mes 15 veturave në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, lëndohen 15 persona

Aksident mes 15 veturave në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, lëndohen 15 persona

28

Një aksident zinxhiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku 15 persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin së në aksident kanë qenë të përfshira 15 vetura.

“Me datën 28.12.2020 rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre tre me lëndime. Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 15 persona”, bëri të ditur Ahmeti.

Ahmeti theksoi se me rastet po merren zyrtarët e njësiti i trafikut.