Ballina Lajme Aktivistët e Lëvizjes për Reforma në aksionin humanitarë mbledhin mbi 1.300 euro...

Aktivistët e Lëvizjes për Reforma në aksionin humanitarë mbledhin mbi 1.300 euro për të pësuarit nga termeti në Shqipëri

48

Aktivistët e Lëvizjes për Reforma me një aksion shumë domethënës për nga rëndësia, për 48 orë kanë mbledhur mbi 1.300 euro për ti dalur në ndihmë të pësuarve nga tërmeti në Shqipëri.

Në postimin e Lëvizjes për Reforma në rrjetin social facebook, thuhet se edhe pse kjo shumë është simbolike, thelbësorja e saj është që të senzibilizohet me aksione humanitare për ti dalur në ndihmë vëlleyërve dhe motrave nga Shqipëria.

Ky është njoftimi i LR në rrjetin social facebook:

Solidariteti dhe mbështetja e Preshevarëve gjithmonë është treguar në momentet e duhura. Aktivistë të Lëvizjes për Reforma, per këto 48 orë pas tragjedisë kombëtare që na kapluar gjithë neve e veçanërisht Shqipërinë, kanë arritur që të mbledhin mbi 1300 euro për vëllezërit dhe motrat tona. Ne e dijmë që kjo shumë është simbolike, por më thelbësore është që të sensibilizojmë të gjithë në aksione humanitare. #Aksionivazhdon #PrayforAlbania