Ballina Lajme Aktori Bert Belasco vdes në moshën 38 vjeçare

Aktori Bert Belasco vdes në moshën 38 vjeçare

7

Bert Belasco, i njohur më shumë për rolin e tij në “Let’s Stay Together”, ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeçare.

Babai i Belascos, Bert Sr. ka thënë për TMZ se djali i tij u gjet i vdekur në një hotel në Virxhinia.

Aktori ishte në karantinë për dy javë pasi po xhironte një film të ri, sipas babait të tij.

E dashura e tij kishte telefonuar hotelin meqë ai nuk po përgjigjej në celular.

Bert Sr. mendon se djali i tij vdiq nga aneurizmi por po pret në autopsi për të njoftuar zyrtarisht rreth të vërtetës.

Sipas medies lokale të lajmeve, ABC 8 Neës, Departamenti i Policisë ‘Henrico’ iu përgjigj një hoteli për një urgjencë mjekësore të dielën.

Stafi i hotelit tha se ata morën një telefonatë për të kontrolluar Belasco marrë parasysh që të tjerët nuk po arrinin të kontaktonin me të.

Ai ishte i njohur po ashtu për rolet e tij në filmat si: “I’m Dying Up Here”, “The Mick”, “Pitch”, “Key and Peele” dhe “Justified”.

Shoqja e tij, aktorja Yvette Nicole Broën, reagoi ndaj lajmit tragjik përmes një postimi të ndarë në Twitter.

“Jam mërzitur nga ky lajm. Bert ishte shoku im”, shkroi ajo në Twitter. “Ne kishim biseduar vetëm javën e kaluar. Ai ishte i lumtur dhe i ngazëllyer për projektin e tij të ri dhe të gjitha të mirat që do të vinin”.

“Asnjë ditë nuk është e sigurtë”, shtoi Broën. “Asnjë ditë”.