Ballina Lajme Albin Kurti do të takohet me Vuçiqin në këtë vend

Albin Kurti do të takohet me Vuçiqin në këtë vend

26

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet për herë të parë në muajin mars me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Albin Kurti dhe Aleksandar Vucic do të takohet në muajin mars në Berlin dhe Bruksel, kjo do të jetë takimi i parë mes Kosovës dhe Serbisë pas vendosjes së taksës.

Këtë e ka konfirmuar vet nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ku ka thënë se është përgatitje për Samitin e Zagrebit.

“Ta shohim që takimet e marsit që Kosova dhe Serbia i kanë në Berlin dhe në Bruksel a do të arrijnë të përgatiten për samitin e Zagrebit, në mars do të jetë vizita që është planifiku për Kosovën dhe Serbinë në Berlin dhe Bruksel”, tha Haziri

“Samiti i Sofjes nuk e dha efektin e vet, tash po përgatitet Samiti i Zagrebit në maj, nuk ka ndodhë që BE’ja me i ba dy samite brenda tre vitesh, sepse Selaniku dhe Sofja i kanë 15 vite ndërmjet, kurse Sofja dhe Zagrebi janë shumë afër, por prapë vështirësitë që po dalin nga presidentja kroate janë se Schengeni Ballkanik është problemi kryesor”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

Kjo nënkupton që pala kosovare nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi, do të kenë një takim me palën serbe, presidentin serb Aleksandar Vucic dhe kryeministren Ana Brnabic