Ballina Lajme Albin Kurti paralajmëron vizitë në SHBA

Albin Kurti paralajmëron vizitë në SHBA

12

 Kryeministri Albin Kurti ka biseduar me seantoren ameriakne Joni Ernst.

Kurti thotë se Ernst ka luajtur rol vendimtar në forcimin e Forcave tona të Sigurisë, përcjellë Gazeta Blic.

Ai shton se u dakorduan që të vazhdohet bashkëpunimi dhe të vizitojnë njëri tjetrin.

Postimi i tij i plotë:

Ishte një kënaqësi për të biseduar me të Senatoren Joni Ernst e cila është një mbështetës i vendosur i Kosovës në Senatin e Sh.B.A. Ajo është Nënkryetare e Konferencës Republikane të Senatit, dhe bashkëkryetare e #SenatitAlbanianIsuesCaucus. Ajo luajti një rol vendimtar në forcimin e Forcave tona të Sigurisë.

Unë e falënderova atë për mbështetjen e saj të vazhdueshme për Forcat tona të Sigurisë të cilat janë duke u shndërruar në një ushtri profesionale, duke punuar së bashku me # Shtetet e Bashkuara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë. Ne ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin tonë dhe të vizitojmë njëri-tjetrin sa më shpejt të jetë e mundur.