Ballina Bota Aleksei Navalny kërkon ndihmë nga presidenti Trump për rastin e tij

Aleksei Navalny kërkon ndihmë nga presidenti Trump për rastin e tij

7

Aleksei Navalny, kritiku i Kremlinit ka deklaruar së fundmi që presidenti amerikan, Donald Trump, duhet të reagojë në lidhje me rastin e tij, ky dyshohet të jetë helmuar me Novichok, shkruan CNN.

“Unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë natyrisht, përfshirë në radhë të parë edhe presidenti i SHBA-së të jetë kundër përdorimit të armëve kimike në shekullin 21”, tha Navalny për CBS të dielën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast pati reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili deklaroi se përdorimi i armëve kimike nuk do të lejohet në Evropë.

Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, është sëmurë më 20 gusht gjatë një udhëtimi me aeroplan, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë. Ai u trajtua në Spitalin Charite të Berlinit dhe u lirua në fund të muajit shtator.

“Jam helmuar dhe do të vdesë”, i kishte thënë Navalny stjuardesit në aeroplan në momentin kur e kishte kuptuar se ishte helmuar.

Ndërkohë, Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike e ka konfirmuar se substanca kimike Novichok ishte gjetur në mostrat e gjakut dhe të urinës së Navalnyt.

Hetuesit siberianë e kishin gjetur këtë substancë në shishen e hotelit ku kishte qëndruar ai, tha Navalny. Rusia me këtë rast e mohoi të jetë përfshirë në këtë rast.