Ballina Lajme Ambasadori amerikan Anthony Godfrey vizitoi Preshevën

Ambasadori amerikan Anthony Godfrey vizitoi Preshevën

31

Ambasadori i SHBA- së i akredituar në Beograd, Anthony Godfrey ka vizituar sot Preshevën.

Gjatë paradites ai u takua me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi i cili fillimisht i uroi mirëseardhje në qytetin tonë.

Ambasadori në deklatarën për media shprehi falemderime të përzemërta për mikëpritjen bujare që i ka ofruar zoti Arifi me stafin e tijë ku njëherit sipas ambasadorit amerikan në këtë takim u diskutuan temat jetike për banorët vendës.

Edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në deklaratën para gazetarëve konfirmoi mbështetjen e parezervë që i bëjnë ambasada e SHBA- së qytetarëve tanë dhe drejtuesve politik karshi proceseve nëpër të cilat po kalojmë si ato politike por edhe sociale dhe të tjera.

Ambasadori amerikan së bashku me kryetarin Arifi kanë vizituar edhe kampin e refugjatëve në Stacionin Hekurudhorë.