Ballina Lajme Anulohet protesta – Presheva nëser me marsh solidarizues për tragjedinë në Shqipëri

Anulohet protesta – Presheva nëser me marsh solidarizues për tragjedinë në Shqipëri

69

Sipas informatave që posedon PreshevaObserver, Këshilli Organizativ i protestës së 28 Nëntorit i paraparë të mbahet nesër në Preshevë është anuluar dhe në vend të protestës do të mbajet marsh solidarizues.

Anulimi është bërë për shkak të tragjedisë së ndodhur ditën e djeshme në Shqipëri nga tërmeti.

Këshilli Organizativ i përbërë nga OVL dhe të gjitha partitë politike në Luginë të Preshevës që në këto momente është duke mbajtir mbledhjen gjithashtu vendosi se marshi të filloj nga ora 11:00 para Shtëpisë së Kulturës.