Ballina Lajme Apartament në Milano: Messi reflekton në të ardhmen, probleme për Barcelonën –...

Apartament në Milano: Messi reflekton në të ardhmen, probleme për Barcelonën – Interi po punon konkretisht

14

Heshtja e Lionel Messit në publik dhe apartamenti i blerë në Milano – kanë shkaktuar mjaftë rrëmujë te Barcelona.

Grupi Suning është duke punuar konkretisht në transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, derisa Presidenti i Josep Maria Bartomeu është me ‘duar të lidhura’.

Blaugranasit thuhet se janë të pafuqishëm që të ndalojnë largimin e 33-vjeçarit, pasi në vitet e fundit kanë dështuar t’i transferojnë edhe një tjetër partner në sulm.

Pas largimit të Neymarit në drejtim të Parsin Saint-Germain në vitin 2017 për shumën rekorde 222 milionë euro, katalunasit nuk kanë arritur të gjejnë një zëvendësues të suksesshëm.

Edhe pse transferuar Ousmane Dembelen nga Borussia Dortmundi e Philippe Coutinhon nga Liverpooli, dyshja kanë dështuar të shpaguajnë shumën e paguar për ta.

Nga këto dështime të bordit të klubit, Messi ka mbetur i zhgënjyer dhe kjo është parë disa herë në media, ndërsa në këtë verë mund të përcaktohet e ardhmja e tij.

Interi ka disa vite që tenton të bind argjentinasin që të kalojë në Giuseppe Meazza dhe asnjëherë nuk ka qenë më afër të transferojë më të mirin në histori të Barcelonës.

Nerazzurët besohet se kanë arritur të bindin Lautaro Martinezin që të qëndrojë në skuadër, gjersa Antonio Conte po punon në marrëveshje të tjera.

Klubi italian dëshiron të ngjallë sërish rivalitetin mes Messit dhe Cristiano Ronaldos që luan te Juventusi, pasi kur portugezi ishte në La Liga, të ardhurat nga marketingu ishin shumë të larta edhe për Real Madridin