Ballina Bota Banda e armatosur merr nën kontroll qytetin brazilian, kryejnë plaçkitje në një...

Banda e armatosur merr nën kontroll qytetin brazilian, kryejnë plaçkitje në një bankë dhe terrorizojnë banorët gjatë natës

9
  • Dhjetëra persona të armatosur me pushkë të gjata kanë marrë nën kontroll mbrëmë qytetin Krisium në jug të Brazilit, ku më pas ia mësynë një banke.

Videon të cilën e kanë filmuar banorët lokalë, tregon sulmuesit me kapela dhe të veshur me të zeza duke ecur rrugëve të Krisium në shtetit brazilian Santa Katarina, dhe mbajtur peng shumë civilë, transmeton Telegrafi.

Raportohet se janë dëgjuar të shtënat në tërë qytetin me rreth 220 mijë banorë. E të paktën ishin 30 persona të armatosur me 10 vetura, ka bërë të ditur drejtori i departamentit për vjedhje dhe rrëmbime, Anselmo Crus.

Ata kishin bllokuar rrugët që shpien jashtë dhe brenda qytetit, me qëllim që të parandalojnë ardhjen e shpejtë të përforcimeve nga ana e policisë.

“Ka qenë një aksion i pa preceden në këtë shtet. Kurrë diçka e përmasave të tilla të dhunës nuk ka ndodhur më parë”, ka shtuar Crus.

Aksioni ka filluar pas mesnatës dhe ka zgjatur për rreth dy orë. E paratë janë gjetur të shpërndara nëpër tokë në lagje të ndryshme të qytetit.

Banka shtetërore e Brazilit ka bërë të ditur se filiali i tyre në Kirisum do të mbetet i mbyllur, duke mos dhënë informacione për shumën e parave të vjedhura.