Ballina Bota Bitcoin arrin në 19,000 dollarë, hera e parë pas gati 3 vjet

Bitcoin arrin në 19,000 dollarë, hera e parë pas gati 3 vjet

11

Bitcoin ka arritur vlerën prej gati 19 mijë dollarë, një nivel që nuk është thyer për gati tre vjet.

Kjo kriptovalutë, sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht po tregtohet me 18,963.72 dollarë, që është një rritje prej rreth 13 për qind brenda një jave.

Brenda muajit nëntor, Bitcoin ishte rritur me 37 për qind të vlerës.

Pra, vlera e kësaj kriptovalute ka arritur pikën më të lartë që prej 7 janarit 2018.

Ditë më parë, PayPal kishte njoftuar se do t’u ofrojë klientëve shërbimin e blerjes, shitjes dhe mbajtjes së Bitcoin dhe parave të tjera virtuale që ata gjithashtu do të jenë në gjendje t’i përdorin për të paguar në dyqane.

Megjithatë, vlera e saj aktuale është afër asaj që kishte në vitin 2017 prej rreth 20 mijë dollarë.