Ballina Lajme Blero mban premtimin, së shpejti publikon këngën e re në bashkëpunim me...

Blero mban premtimin, së shpejti publikon këngën e re në bashkëpunim me të bijën

17

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Blero, kohë më parë potencoi se do të sjellë një duet me vajzën e tij, Tarën.

Dhe ashtu siç deklaroi, artisti së fundmi ka bërë të ditur se dyshja kanë filluar punën për projektin e tyre të ri.

Ai ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet në studio muzikore bashkë me të bijën.

“Në punë me evlad. Tara dhe Blero së shpejti siç e kemi premtuar”, ka qenë mbishkrimi sipër postimit.

Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë për fansat, Tara pritet që shumë shpejt të bëjë debutimin në muzikë.

View this post on Instagram

🤣🤣🤣🤣 Tik Tok: taramuharremi 🤣🤣🤣

A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on

Të njëjtit ndërkohë po vazhdojnë të qëndrojnë gjithnjë pranë njëri-tjetrit dhe t’i mbajnë aktivë fansat me postime nga më të ndryshmet.

Tara përndryshe është vajza e vetme e Bleros, të cilën e ndan me ish-gruan e tij, aktoren Teuta Krasniqi.