Ballina Lajme Bukuroca i ka hapur dyert për Lëvizjen për Reforma

Bukuroca i ka hapur dyert për Lëvizjen për Reforma

17

Lëvizja për Reforma është duke vazhduar rrugën e saj për zgjedhjet e brendshme partiake.

Në nëndegën e LR në Bukurocë kryetar është zgjedhur Shpresim Idrizi me profesion jurist i diplomuar. Nëndega e Bukirocës ka caktuar edhe delegatët e vet për Kuvendin Zgjedhor i cili do të mbahet në dind të muajit Nëntor.

Në lidhje me zgjedhjet në nëndegën e Bukurocës, Lëvizja për Reforma ka lëshuar këtë nklftim në faqen e vet zyrtare në facebook:

“Lëvizja tashmë po rrugëton drejt një shtegu gjithëpërfshirës, bashkë me shumë qytetarë e personalitete të ndryshme duke synuar një vend me perspektivë për të gjitha shtresat.

Lëvizja e ka në qendër qytetarin, lirinë e tij, të drejtat e tij, mirëqenien e tij. I ka gratë e burrat bashkë e të barabartë. I ka punëtorët e të papunët, me mbrojtje e dinjitet. E ka afaristin e bujkun, me përkrahje e bashkëpunim. E ka vendin e shoqërinë, me integritet e solidaritet.

Lëvizja e Bukurocës sonte për kryetar të nëndegës zgjodhi Shpresim Idrizin, një jurist me perspektivë, me të cilin rrugëtimi jonë politik ka me qenë më shpresdhënës!