Ballina Lajme Casemiro: Humbja nga Betisi mund t’i kushtojë Realit me titull

Casemiro: Humbja nga Betisi mund t’i kushtojë Realit me titull

19

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka pranuar se humbja nga Real Betisi mund t’u kushtojë me titullin e La Ligas këtë edicion.

Los Blancos pësuan me rezultat 2-1 të dielën mbrëma, ashtu që kanë mbetur me dy pikë prapa Barcelonës në tabelë, kur kanë mbetur edhe 11-të ndeshje për t’u zhvilluar.

“Ata ishin superiorë dhe luajtën më mirë, nuk ka arsyetime, futbolli është i thjeshtë. Në La Liga, secila ndeshje është e vështirë. Për ta fituar La Ligan duhet të luajmë mirë në secilën ndeshje dhe ne nuk luajtëm mirë”.

“Duhet të vazhdojmë të angazhohemi shumë, nuk e kemi kryer detyrën dhe nuk kemi luajtur ashtu si luajtëm ndaj Barcelonës”.

“Edhe ne jemi njerëz, por mund të na kushtojë me titullin e ligës. Tash duhet të shikojmë drejt (ndeshjes ndaj) Eibarit”, ka deklaruar mesfushori brazilian.