Ballina Lajme Coppola sjell një version të ri të “The Godfather 3” me pikëpamje,...

Coppola sjell një version të ri të “The Godfather 3” me pikëpamje, fillim dhe finale ndryshe nga origjinali

4

Është publikuar paraqitja e shkurtër e filmit “The Godfather, Coda: The Death of Michael Corleone”, që në fakt është një prerje e re regjisoriale e filmit “The Godfather Part III” nga viti 1990.

Regjisori Francis Ford Coppola ka premtuar se ky version i ri do të sjellë një pikëpamje krejtësisht të re ndaj filmit, duke përfshirë edhe një fillim dhe një finale ndryshe të filmit.

Po ashtu, shumë skena janë rimontuar dhe janë pozicionuar ndryshe në gjithë strukturën e realizimit.

Premiera e “The Godfather, Coda: The Death of Michael Corleone” është caktuar për datën 4 dhjetor të këtij viti, ndërsa më pas do të jetë në dispozicioni edhe në Blu-ray dhe në variantet tjera digjitale.

Ndryshe, “The Godfather Part III” është film i zhanrit krim me regji të Coppolas dhe skenar të Mario Puzos, gjegjësisht vazhdimi i tretë i filmave “The Godfather” – pas The Godfather (1972) dhe The Godfather Part II (1974).

Al Pacino, Diane Keaton, Talia Shire, Andy Garcia, Eli Wallach, Joe Mantegna, Bridget Fonda, George Hamilton e Sofia Coppola, janë në mesin e aktorëve kryesorë në film.