Ballina Lajme Covid-19 / Ndërmirren masat e reja në Preshevë

Covid-19 / Ndërmirren masat e reja në Preshevë

66

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme në Preshevë, për shkak të pandemis Covid-19 ka ashpërsuar masat në mbrojtje të qytetarëve.

Nga nesër në Preshevë nuk do të hapen restaurantet, kafiteritë, gjelltoret, ëmbëltoret, bastoret.

Tregu i gjebërt në Preshevë do të funksionoj nën kushtet e caktuara nga shtabi për situata të jashtëzakonshme. Në treg mund të shiten vetëm gjërat ushqimore dhe vetëm nga shitësit vendas. Tezgat duhet të jenë larg nga 2 metra kurse personat në treg me nga 4 metra largësi.