Ballina Bota Deutsche Bank ndërpret bashkëpunimin me Donald Trumpin

Deutsche Bank ndërpret bashkëpunimin me Donald Trumpin

8

Sipas raporteve, banka gjermane e investimeve Deutsche Bank është organizata e fundit që ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me presidentin e SHBA-së, Donald Trump si dhe kompanitë e tij.

Si huadhënësi kryesor i Organizatës Trump, lëvizja e bankës mund të godasë portofolin e familjes Trump, raporton cnn.

Kjo vjen ndërsa disa subjekte të tjera që kanë qenë vendimtare për rritjen e markës Trump – nga Twitter tek Shoqata e Lojtarëve Profesionistë – po ndërpresin lidhjet, transmeton Telegrafi.

Banka deri më tani ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, megjithëse raportet thonë se nuk do të bëjë më biznes me presidentin amerikan.

Në vitet 1990, ndërsa Trump u tërhoq nga një seri falimentimesh, Deutsche Bank ishte i vetmi huadhënës që bëri biznes me të. Kur ai paditi divizionin e pasurive të patundshme të bankës në vitin 2008 pasi kishte paracaktuar një shlyerje të huasë prej 40 milionë dollarësh, divizioni i saj i pasurisë private i dha hua para për të shlyer borxhin ekzistues, sipas Newsweek.

Organizata Trump raportohet t’i detyrohet Deutsche Bank rreth 340 milionë dollarë hua të papaguara. Ndërkohë, një tjetër nga huadhënësit kryesorë të Trumpit – Signature Bank – po thotë se do të mbyllë dy llogaritë personale të republikanit.