Ballina Lajme ‘Ëndrrat e parealizuara’ të Van Gaal: Transferimet që holandezi nuk arriti t’i...

‘Ëndrrat e parealizuara’ të Van Gaal: Transferimet që holandezi nuk arriti t’i realizonte te Unitedi

14

Louis van Gaal e zëvendësoi David Moyesin te Manchester Unitedi në vitin 2014, derisa kishte transferuar lojtarë si, Ander Hererra, Luke Shaë, Marcos Rojo dhe Angel di Maria.

Për këto transferime, trajneri holandez kishte shpenzuar 170 milionë euro, derisa Four Four Two ka zbuluar listën e lojtarëve që strategu nuk ka arritur t’i realizonte.

Në sezonin e tij të parë, Van Gaal e riktheu skuadrën në Ligën e Kampionëve, mirëpo një vit më pas ai kaloi një ferr të vërtetë, me Di Marian që i doli transferim i dështuar.

Por, le t’i shikojmë kërkesat e holandezit te Unitedi në afatet e transferimeve:

Robert Lewandowski

“E dëshiroja Robert Lewandowskin, por kur e pash sa e vështirë ishte, tentova të transferoja Gonzalo Higuainin”, ka thënë ai.

“Kam folur po ashtu me bordin për transferimin e Neymarit. Nëse jeni te United, duhet të mendoni për emra të mëdhenj. Unë po ashtu tentova të transferoja edhe Sadio Manen e Riyad Mahrezin”.

Neymar

“Kisha në mendje Thomas Mullerin, në mesfushë N’Golo Kanten, madje tentova të transferoja edhe James Milnerin, por dëshira ime më e madhe ishte Neymari”.

Sergio Ramos

“Sergio Ramos dhe Mats Hummels ishin dëshirat e mija të vetme në mbrojtje, me ata të dy, do të kishin shumë suksese për të festuar”.

“Kur u largova nga gara për Mahrez e Kante, që kaluan te rivalët e Unitedit, u fokusova te Ramos, mirëpo as ajo nuk u realizua”, ka shtuar më tej Van Gaal.

As Moyes e as Van Gaal nuk arritën të zëvendësonin Sri Alex Fergusonin që u pensionua, e që u pasuan më pas nga Jose Mourinho.