Ballina Lajme Epidemiologu Kon: Beogradi, Presheva dhe Bujanoci me rrezikshmëri të lartë

Epidemiologu Kon: Beogradi, Presheva dhe Bujanoci me rrezikshmëri të lartë

221

Të dhënat e Covid bazës në Serbi dhe ato që vijnë nga terreni disi janë të ndryshme, por ato tregojnë se kulmi i epidemis është në rënje e sipër, ka thënë epidemiologu Dr. Predrag Kon në emisionin e mëngjesit në TV Prva.

Mirpo, është fakt se masat nuk rrespektohen në Beograd. Lokalet janë të hapura edhe pas orës 23 dhe ka nga ata që nuk vendosin maskat.

Në Preshevë dhe Bujanoc për shkak të tubimeve, mos rrespektimit të distancës dhe mos vendosjes së maskave, pritet që në këto dy komuna të ketë probleme më të mëdha, ka bërë të ditur Dr. Predrag Kon.

Ne tash nuk do të jemi të mbyllur si në pranverë për të cilat mendoj se nuk do të përsëriten. Por nëse si shoqëri nuk e kuptojm se duhet të jemi të kujdesshëm, do të jemi përsëri në telashe, tha ai.