Ballina Lajme Fat për Kosovën: trenjeri dhe gjysma e lojtarëve të Malit të Zi...

Fat për Kosovën: trenjeri dhe gjysma e lojtarëve të Malit të Zi bojkotojnë ndeshjen

72

Situata në kampin malazes është kontraverse pak orë para ndeshjes me përfaqësuesen e Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian për vitin 2020.

Sipas informatave më të reja të televizionit B92, lojtarët e Crvena Zvezdës Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic, kanë bojkotuar ndeshjen me përfaqësuesen e Kosovës.

Kjo situatë bëhet edhe më e çuditshme siç paralajmërohet se për shkak të presionit nga Serbia edhe përzgjedhësi Lubisa Tumbakovic dhe ndihmësi i tij Aleksander Jankovic nuk do të jenë në pankinën e Malit të Zi sonte ndaj Kosovës.

Arsyet e bojkotimit të ndeshjes spekulohet se i ka dhënë vetëm Stojkovic dhe Ivanic, ku përmendin presionin e jashtëzakonshëm që i ka ardhë nga Serbia për shkak se luajn kundër përfaqësueses së Kosovës.

Mali i Zi për ndeshjen e sontme nuk do të ketë në formacionin edhe lojtarët kryesor të saj Stevan Jovetic, Stevan Savic, Luka Djordjevic dhe Nikola Djukcevic.

Kjo shihet edhe si një përparësi e madhe për përfaqësuesen e Kosovës pasi që sonte Mali i Zi do të jetë edhe pa tifozerinë vendase për shkak të dënimit të marrë për racisëm nga Anglisë nga UEFA.