Ballina Lajme Fillojn përgaditjet për mësimin në distancë në Preshevë (foto)

Fillojn përgaditjet për mësimin në distancë në Preshevë (foto)

107

Pas ndërprerjes së mësimit për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi, shkollat shqipe në Preshevë kanë filluar përgaditjet për mësimin në distancë apo online. 

Këtë metod të mësimit disa mësues, arsimtar dhe profesorë janë duke e bërë publike në facebook, ndërsa mësuesimdhënësit e ciklit të ulët janë në komunikim të vazhdueshëm nëpër grupet e krijuara në aplikacionet viber dhe whatsapp.

Tashmë mësimin në distancë e kanë filluar disa mësues të ciklit të ulët të Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi në Preshevë. Mësuesja Edita Kamberi ka publikuat në faqen e shkollës në facebook “Përpunimin e shkronjës Ç”.

Njëjtë ka vepruar edhe mësuesja e klasës së dytë Besa Ferati e cila ka bërë publikë mësimin nga lënda e matematikës ku në bazë të planprogramit fëmijët e klasës së dytë duhet të mësojnë.

Ndërsa pregaditjet në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë janë në fazën e fundit. Në faqen zyrtare të kësaj shkolle në facebook është publikuar njoftimi ku i kërkohlhet nxënësve dhe profesorëve të antarsohen.