Ballina Lajme Fillon botimi i revistës “Shpresat” falë angazhimit të drejtorit të Bibliotekës Reshat...

Fillon botimi i revistës “Shpresat” falë angazhimit të drejtorit të Bibliotekës Reshat Neziri

52

Biblioteka e qytetit pas shumë vitesh mungesë do të botojë revistë për fëmijë-që do të quhet ‘’SHPRESAT’’.

Me iniciativë të drejtorit Reshat Neziri, pas një konsultimi të gjatë dhe pas mbledhjes së fundit të kolektivit është marrë vendim që të nxirret në botim një revistë për fëmijë.

Gjatë kësaj iniciative janë vizituar të gjitha shkollat shqipe në Luginë të Preshevës, ku më pas është mbajtur edhe një takim i përbashkët me drejtorët e shkollave fillore në Luginë të Preshevës.

Drejtorët e shkollave e kanë mirëpritur këtë nismë duke ditur që ka shumë vite që në Luginë të Preshevës nuk botohet asnjë revistë shkollore. Pas diskutimeve u morë vendim që revista të titullohet ‘’SHPRESAT’’.

Revista i dedikohet nxënësve nga klasa e I-VIII-të, ndërsa në brendinë e saj do të përfshihen , ngjarjet e shkollave, sukseset e nxënësve dhe aktivitetet tjera arsimore e kulturore.

Numri i parë i revistës do të botohet këtë muaj dhe do të shpërndahet në të gjitha shkollat shqipe në Luginë të Preshevës.