Ballina Lajme Fillon punën reparti i Gjinekologjisë dhe maternitetit në Vranjë

Fillon punën reparti i Gjinekologjisë dhe maternitetit në Vranjë

30

Ka filluar me punë reparti i Gjinekologjisë dhe maternitetit në qendrën spitalore të Vranjës.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu.

Reparti i Gjinekologjisë dhe maternitetit në qendrën spitalore të Vranjës ishte mbyllur ditën e shtunë, për shkak se një gjinekolog ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.