Ballina Lajme Formacionet e mundshme: Atletico Madridi me disa mungesa në derbin ndaj Liverpoolit...

Formacionet e mundshme: Atletico Madridi me disa mungesa në derbin ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

14

Liga e Kampionëve do të rikthehet në fazën e eliminimit direkt me derbin që zhvillohet në mes të Atletico Madridit dhe Liverpoolit.

Dy klubet do të takohen në 1/16 e finales nga ora 21:00 në Wanda Metropolitano, derisa do të jetë një sfidë për të mos e humbur.

Los Rojiblancos për këtë takim nuk mund të llogarisin në Jao Felixin që është i sëmurë, Kieran Trippier dhe Dario Poveda që janë të lënduar, ndërsa në dyshime është paraqitja e Diego Costas dhe Hector Herreras.

Në anën tjetër, The Reds do të jenë pa lojtarët si, Nathaniel Clyne dhe Xherdan Shaqiri, që po ashtu janë të lënduar.

View image on Twitter

Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit: Oblak; Arias, Savic, Gimenez, Lodi; Vitolo, Koke, Thomas, Saul; Morata, Correa.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.