Ballina Lajme Formacionet e mundshme: Nëse City fiton ndaj Olympiacosit – kalon Grupin C

Formacionet e mundshme: Nëse City fiton ndaj Olympiacosit – kalon Grupin C

7

Olympiacosi do të jetë nikoqir i Manchester Cityt për takimin e tyre të dytë në rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Takimi i parë ishte fituar 3-0 nga Citizens, ndërsa sonte do të luajnë nga ora 18:55 në stadiumin ‘ Georgios Karaiskakis’.

Për këtë sfidë, skuadra greke do të jet pa Bruman, El Arabi dhe Matthieu Valbuena që janë të lënduar, derisa në dilemë janë Holebas e Vinagre.

Në anën tjetër, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë në Nathan Aken që është i lënduar, derisa Fernandindo është i sëmurë, gjersa në dilemë është Benjamin Mendy.

Me një fitore, Manchester City do e kalonte grupin, pasi ka nëntë pikë, Porto ka gjashtë, Olypiacosi me tri dhe Marseille ende pa asnjë.

Formacioni i mundshëm i Olympiacosit: Sa; Drager, Semedo, Cisse, Rafinha; Bouchalakis, M’Vila, Camara; Randjelovic, Fortounis, Masouras.Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Gundogan, Foden; Torres, Aguero, Sterling.