Ballina Lajme Gjysëm milioni qytetarë janë lajmëruar brenda 3 orëve për 100 euro

Gjysëm milioni qytetarë janë lajmëruar brenda 3 orëve për 100 euro

112

Në 3 orët e para janë lajmëruar gjysëm milion qytetarë të Serbisë për përfitim nga paketa e ndihmës ekonomike për shkak të pandemis CoVid-19.

Rikujtojmë se të drejtë në ndihmë kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë me vendbanim ne Serbi dhe me letërnjoftim të vlefshëm.

Gjatë paraqitjes e nevojshme është vetëm të jepni numrin personal, numrin e letërnjoftimit dhe të zgjedhni bankën përmes të cilës doni të kryej shteti pagesën e 100 eurove pa marrë parasysh se a keni llogari të hapur në atë bank apo nuk keni.

Ndërsa të premten më 15 maj fillon paraqitja përmes kontakt qendrës numri i të cilit do të bëhet publik të premten në mengjes.

Përfituesit e penzionit dhe ndihmës sociale në mënyrë automatike janë të lajmëruar për pagesën e kësaj ndihme, për të cilët fillon të realizohet prej 15 majit.