Ballina Lajme Haradinaj e shpallë shtetasin rus person “Non Grata”, urdhëron ta lëshojë Kosovën...

Haradinaj e shpallë shtetasin rus person “Non Grata”, urdhëron ta lëshojë Kosovën menjëherë

13

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore ta shpall shtetasin rus, Mikhail Krasnoshchenkov si person “Non Grata” (i padëshirueshëm).

Haradinaj këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shkruar se vendimi ka hyrë në fuqi dhe se i njëjti urdhërohet që ta lëshoj territorin e Republikës së Kosovës.

“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.  Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri po ashtu i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, të respektojë vendimin.

“Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit:, ka shkruar ndër të tjera, kryeministri Ramush Haradinaj.