Ballina Lajme Haradinaj: Unë Luginën e du me zemër, kurrë nuk e shti në...

Haradinaj: Unë Luginën e du me zemër, kurrë nuk e shti në pazar

76

Ramush Haradinaj ka thënë se Lugina e Preshevës nuk do të bëhet pjesë e pazareve.

Ka thënë se një temë e tillë nuk duhet të përfshihet në dialogun me Serbinë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se për asnjë çmim nuk e bëjnë pjesë të pazareve Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se përfshirja e temave mund te jetë rrezik në atë çka ka mbërri Kosova deri tani.

“Ne Luginën e duam me zemër, pa kushte, nuk e shtimë në pazar luginën me asgjë, pra Lugina është Luginë.

Por, përfshirja e temave mund të jetë me rrezik në atë çka kemi mbërri deri tash”, tha Haradinaj.