Ballina Lajme KDI: Kosova rrezikon t’i humb komunat veriore dhe mos të marrë as...

KDI: Kosova rrezikon t’i humb komunat veriore dhe mos të marrë as Luginën e Preshevës

68

Hulumtuesja e KDI-së, Violeta Haxholli, e sheh raportin e serbëve të hartuar në Beograd si opsion të rrezikshëm për Kosovën, në të cilin Kosova rrezikon të humbë pjesën veriore të Mitrovicës pa marrë asgjë në shkëmbim, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Planet e Serbisë për Kosovën janë shumë të rrezikshme. Nëse pajtohemi për një plan të tillë që t’ia japim katër komunat veriore Serbisë, atëherë kjo në parim është me rrezik sepse diçka që i konvenon Serbisë pa dyshim që nuk na konvenon neve. Ka shumë gjëra të dyshimta lidhur me këto deklarata dhe me këto plane për shkëmbim të territoreve edhe nga ana e presidentit të Kosovës”.

Duke u nisur nga kjo, Haxholli ka thënë që deklaratat për shkëmbim të territoreve me Serbinë nga ana e krerëve shtetërorë po bëhen për t’i fshehur kompromiset tjera të rënda për Kosovën.

“Kjo është më shumë për t’i mbuluar disa kompromise të reja, të cilat mund të jenë të lidhura me Asociacionin e Komunave Serbe dhe me formimin e këtij Asociacioni me pushtet ekzekutiv. Kjo mund të jetë pjesa finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse Kosova ndjek këto plane rrezikojmë që t’i humbim edhe komunat veriore, edhe të mos arrijmë të marrim as Luginën e Preshevës”, ka thënë Haxholli.

Ajo konsideron që me qëllim që të parandalohen situata të tilla duhet sa më parë të krijohet një qëndrim nacional në lidhje me dialogun me Serbinë, lidhur me atë se çka kërkon Kosova nga Serbia në marrëveshjen finale.