Ballina Lajme Klopp: Ndaj Aston Villas krijuam histori, por atë të gabuarën

Klopp: Ndaj Aston Villas krijuam histori, por atë të gabuarën

4

Liverpooli ka shkruar një formë të gabuar të historisë në humbjen ndaj Aston Villas – ka thënë trajneri Jurgen Klopp.

Redsat pësuan me rezultat 7-2, ndërsa kjo ishte hera e parë që kampioni në fuqi pranon shtatë gola në një ndeshje kampionale që nga viti 1953 kur Sunderlandi e mposhti Arsenalin.

“Kush dëshiron të humbë 7-2? Para disa vitesh i kemi thënë vetes se duam të krijojmë histori”.

“Kjo që ndodhi ishte histori, por padyshim se forma e gabuar”, ka deklaruar Klopp, citon BBC Sport.

“Patëm raste të mira që nuk i shfrytëzuam, por kur i pranon shtatë, nuk mund të presësh që të bëhet 7-7. Bëmë shumë gabime dhe atë të mëdha”.

“E gjitha filloi me golin e parë dhe gjatë golave bëmë gabime të mëdha”, ka shtuar trajneri i Liverpoolit.