Ballina Lajme Koalicioni “Lugina e Bashkuar” kërkon ministrin e pushtetit lokal për kyçje në...

Koalicioni “Lugina e Bashkuar” kërkon ministrin e pushtetit lokal për kyçje në qeverinë e re të Serbisë

59
Beograd, 14. jula 2020. - Konsultacije za formiranje Vlade Srbije pocele su danas sastankom predsednika Srbije Aleksandra Vucica sa predstavnicima izborne liste "Albanske demokratske alternative - Ujedinjena dolina". FOTO TANJUG / RADE PRELIC / an

Koalicioni “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” ka mbajtur takimin me presidentin Aleksandër Vuçiq.

Përfaqësuesit e koalicionit shqiptarë, të cilët fituan 3 mandate të deputetit, kanë arritur në orën 10:00 në ndërtesën e presidencës.

Lista e përbashkët e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës në takim me presidentin Vuçiq kanë parashtruar kërkesat e tyre.

Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore
Zgjidhja e problemeve në arsim
zhvillim ekonomik të regjionit
çështja e institucioneve gjyqësore
Integrim të plotë të shqiptarëve në Trupin Koordinues

Shqiptarët e bashkuar të Luginës në letrën drejtuar presidentit Vuçiq kanë shkruar se janë të interesuar gjithashtu për:

1. Ministri i Ministrisë së pushtetit lokal
2. Ndihmës Ministrin e Ekonomise
3. Sekretarin shtetror në Ministrinë e Arsimit
4. Kryetarin e Trupit Koordinues

Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngusht me problemet tona kryesore që i kemi gati 20 vite, tani shpresojmë që presidenti e ka kuptuar qasjen serioze të këtij koalicioni dhe presin përgjigje.