Ballina Lajme Kolektivi Shkollës Mesme Teknike zgjedhë për drejtor Telat Arifin

Kolektivi Shkollës Mesme Teknike zgjedhë për drejtor Telat Arifin

516

Kolektivi shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë me shumicë votash kanë zgjedhur për drejtor Telat Arifin.

Për drejtor të Shkollës së Mesme Teknike në garë ishin dy kandidatë Telat Arifi dhe Bashkim Ymeri. Stafi punonjës kandidaturën e Arifit e mbështeti me afër 80% të votave kurse Bashkim Ymerin e mbështetën pak mbi 20% të punëtorëve.

Drejtori Arifi ka premtur se ai do të jetë drejtor i barabartë për të gjithë pa bërë dallime partiake apo të tjera.

Gjithashtu shkolla e mesme teknike është duke bërë pregaditjet për hapjen edhe të një profili të ri që është mjaft i kërkuar në tregun e punës IT.