Ballina Lajme “Kombinim i përsosur” – kështu e titullon Ronaldo pozën e tij me...

“Kombinim i përsosur” – kështu e titullon Ronaldo pozën e tij me Georginan

8

Cristiano Ronaldo ka qenë kryetemë mediatike këtë fundjavë, pasi u shpall futbollisti i shekullit në ceremoninë Globe Soccer Awards në një eveniment madhështor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në ceremoninë e zhvilluar në objektin ikonik, Burj Khalifa, ai ishte i shoqëruar nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez.

Dhe derisa superylli i Juventusit kishte veshur kostum të hirtë, bukuroshja zgjodhi një fustan të kuq të shndritshëm duke arritur të tërheqë vëmendjen e fotoreporterëve.

Fustani që kishte zgjedhur Georgina ishte i hapur në pjesën e dekoltesë, si dhe kishte një çarje të madhe në pjesën e këmbës.

Ronaldo e ka publikuar një fotografi të përbashkët të çiftit, teksa ai mban trofeun e fituar, me përshkrimin: “Kombinim i përsosur”.

https://www.instagram.com/p/CJVQYWlgfm9/