Ballina Lajme Komisioni Komunal Zgjedhor çertifikon listën zgjedhore të Lëvizjes për Reforma (foto)

Komisioni Komunal Zgjedhor çertifikon listën zgjedhore të Lëvizjes për Reforma (foto)

43

Komisioni Komunal Zgjedhor ka çertifikuar listën zgjedhore të Lëvizjes për Reforma me nunrin rendor 2. Lista është emëruar Sami Salihu – Lëvizja për Reforma.

Këtë e ka bërë të ditur vet subjekti politik në rrjetin social facebook:

“Njoftohen të gjithë aktivistët dhe simpatizuesit e Lëvizjes për Reforma se pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme, Lëvizja për Reforma, sot ka dorëzuar listën zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale në Preshevë që do të mbahen më 28 mars.

🎯Lista është e emëruar:

SAMI SALIHU – LËVIZJA PËR REFORMA
Numri i çertifikuar dhe numri i fitores për këtë listë është numri .2🍀

I falemnderojmë të gjithë anëtarët dhe aktivistët që morën pjesë në përkahjen e listës tonë”