Ballina Lajme Konfirmohet rasti i parë në Vranjë me CoronaVirus

Konfirmohet rasti i parë në Vranjë me CoronaVirus

125

Sot është regjistruar rasti i parë në qytetin e Vranjës me Corona Virus. Këtë e ka bërë publike më herët kryeministrja Ana Brnabic.

Me paraqitjen e rastit të parë në Vranjë kanë filluar edhe spekulimet se kush është inprekur me Covid-19 në Vranjë.

Dyshohet se është një punëtorë i cili punon në gjykatën e Vranjës. I njëjti thuhet se më 10 mars ka ardhur përmes vendkalimit Horgosh nga qyteti Pragës. Gjithashtu, spekulohet se të gjithë të punësuarit në gjyqësorin e Vranjës janë urdhëruar të vetë izolohen në shtëpi për periudhën e ardhshme 28 ditore.

Ekzistojnë gjithsej 89 raste të konfirmuara të COVID-19 në Republikën e Serbisë deri në orën 18:00 të Mërkurën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në faqen e internetit covid19.rs.

Këto janë gjashtë raste më shumë se të mërkurën në mëngjes kur kishte 83 pacientë, shkruan VranjeNews.

Nga raporti i fundit deri në ora 18:00h pasdite, u testuan mostra të 19 personave, 6 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 13 negativë për virusin e ri të koronës.