Ballina Lajme Kryetari i LR jep mesazhin e fundit për elektoratin për zgjedhjet e...

Kryetari i LR jep mesazhin e fundit për elektoratin për zgjedhjet e 28 Marsit

46

Kryetari i LR dhe kandidati potencial për kryetar të komunës së Preshevës Sami Salihu, ka dhënë mesazhin e fundit drejtuar elektoratit të komunës së Preshevës në prag të heshtjes parazgjedhore.

Ky është mesazhi i plotë i Sami Salihut:

“Qytetarë të dashur
Jemi ne fund të fushatës parazgjedhore, por kjo nuk do të thotë që aktiviteti politik i gjithësecilit nga JU dhe nga NE po përfundon.
Jo rashtësisht po ia bashkangjes këtij mesazhi edhe foton e këshilltareve dhe kështillatërve të Lëvizjes për Reforma për zgjedhjet e 28 Marsit.
Këto vajza dhe djem janë vetëm maja e ajsbergut, e mbështetjes dhe përkrahjes nga çdo moshë e cep i komunës tonë.
Lista që ne përfaqësojmë jemi lista më e re, më përfaqësuese dhe më e çiltër.
Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj të sinqertë.

28 Marsi është dita e Lëvizjes suaj.
Lëvizja për Reforma
Rretho nr.2