Ballina Lajme Kryetari Kuvendit Sami Salihu i shkruan Bankës Komerciale dhe Postës së Serbisë...

Kryetari Kuvendit Sami Salihu i shkruan Bankës Komerciale dhe Postës së Serbisë – lehtësoni shërbimet ndaj qytetarëve

1202

Kryetari Kuvendit komunal të Preshevës Sami Salihu, për herë të dytë iu është drejtuar Bankës Komerciale dhe Postës së Serbisë për ndërmarrjee e masave në lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Shkresa iu është bërë që të dyja institucioneve në Beograd.

Pas gjendjes së krijuar gjatë pandemis dhe pas shfuqizimit të gjendjes së jashtëzakonshme, Kryetari i Kuvendit Sami Salihu, për herë të dyte iu është drejtuar institucioneve përkatese dhe atë Bankës Komerciale dhe Postës, me qellim të ndërmarrjes së masave për tiu lehtësuar qytetarëve që Banka Komerciale dhe Posta shërbimet ndaj qytetarëve ti kryejnë duke ndihmuar në nderprerjen e rradhëve të gjata prabë këtyre institucioneve.

Salihu, gjithashtu deklaroi që një pamje e tillë e qytetarëve tanë ishte shumë e dhimbshme por edhe tmerruese dhe sipas tij është momenti përfundimtar kur këto dy insitutucione, Posta dhe Banka komerciale duhet të ndermarrin diçka në të mirën e qytetarëve të Komunës së Preshevës.