Ballina Lajme Kryetari Kuvendit viziton kampin e refugjatëve-ngreh shqetsim për gjendjen dhe kushtet e...

Kryetari Kuvendit viziton kampin e refugjatëve-ngreh shqetsim për gjendjen dhe kushtet e rënda

38

Kryetari Kuvendit Komunal Sami Salihu, ka vizituar sot Kampin e Refugjatëve në Stacionin Hekurudhor. Salihu ka shprehë shqetsimin e tij për kushtet që janë në këtë kamp.

Salihu, ka bërë të ditur se do të kërkojë nga  Ministrisa e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, si dhe Enti për Shëndetësi Publike në Vranjë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm në suaza të përgjegjësive ligjore por edhe morale.

Kryetari Kuvendit këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social fb:

“Sot, së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale – Preshevë, vizituam Kampin e Refugjatëve, që u riaktivizua para disa muajve për shkak të numrit të madh te refugjatëve që vazhdojnë të vijnë nga Lindja e mesme.

Mirëqenia sociale e tyre ishte ajo që më brengosi më së shumti!

Mungesa e sigurisë, e konkretisht mosprezenca e personelit zyrtar për rend dhe qetësi e mungesa totale e higjienes ishin më shqetësuese, por edhe alarmante, gjithashtu.

Mundësia për përhapje të ndonjë epidemie ishte dhe është reale.Tanimë numri i refugjatëve ka kaluar shifrën e 900 personave, kurse stafi mjekësor kujdestar të cilin Komuna e financon, brenda ditës ka mbi 100 pacientë, e që në suaza normale afatgjate e ka te pamundur ta perballoj këtë numër kaq të madh.

Pas identifikimit të problemeve, si Kryetar i Kuvendit, por edhe si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Komunale menjëherë do ti adresojmë kërkesat tona Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe Entit për Shëndetësi Publike në Vranjë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm në suaza të përgjegjësive ligjore por edhe morale”.