Ballina Lajme Kryetari Preshevës sot është takuar me kongresistin Eliot Engel

Kryetari Preshevës sot është takuar me kongresistin Eliot Engel

29

Kryetari komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka zhvilluar sot takim me kongresistin Eliot Engel.

Takimi është mbajtur në komgresin amerikan në vazhdën e vizitës së kryetarit Arifi në SHBA.

Siç ka bërë të ditur në rrjetin social në facebook Shqiprim Arifi e ka njoftuar kongesistin Engel me situatën aktuale poltike në Luginën e Preshevës, në veçanti problemet me të cilat ballafaqohen Shqiptarët në të gjitha sferat vitale dhe mbi të gjitha pasivizimi i adresave të Shqiptarëve që ka filluar nga Medvegja, e që po vazhdon në Bujanoc dhe në Preshevë.

Përdorimi i simboleve kombëtare dhe mos’inkuadrimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Institucione Shtetrore dhe rikthimi i Gjykatës Themelore në Preshevë ishin temat që diskutuam dhe kërkova nga Z. Engel mbështetjen institucionale për zgjidhjen e problemeve dekadore në Luginë te Preshevës.