Ballina Lajme Kryetari i LR takime të rëndësishme në Tiranë

Kryetari i LR takime të rëndësishme në Tiranë

37

Kryetari i Lëvizjes për Reforma Sami Salihu, dje ka zhvilluar takime të shumta në Tiranë. Ai, shqetsimet e tij për shlyerje e shqiptarve nga vendbaninet ia ka paraqitur presidentit Ilir Meta dhe figurave tjera të shquara politike.

Salihi ishte prezent në ndatjen e Titullit të lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” për veprimatarin nga Lugina e Preshevës z. Muharrem Salihun.

Prezent ka qenë edhe nënkryetarja e kuvendit Republikës së Kosovës Arbërie Nagavci nga LVV.

Kryetari i LR Sami Salihu, ka lëshuar edhe këtë njoftim për opinionin në rtjetin social facebook:

“Dje isha prezent në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, me rastin e ndarjes së Titullit të lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” për veprimatarin nga Lugina e Preshevës z. Muharrem Salihun.

Gjatë kësaj ceremonie pata nderin dhe kënaqësinë të takohem me presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, ku së bashku me z. Salihun dhe me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Nagavci.

Biseduam me krerët shtetëror për problematikën kryesore në Luginë, atë të shlyerjes së vendbanimeve të shqipëtarëve.

Gjatë këtij takimi kërkova që po bie këmbana e fundit që problematika e shqipëtarëve të Luginës së Preshevës të trajtohet si agjendë shtetërore e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e jo që kjo problematikë të përdoret vetëm për konsum politik ditor për parti të caktuara.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, përgjatë agjendës së vizitave me krerët institucional e politik të Republikës së Shqipërisë pata një takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha si dhe me Kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizin dhe znj. Mesila Doda, ish deputete në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Me z. Basha theks të veçantë pati trajtimi i të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës ku u bisedua hapi i rradhës që do të ndërmarrë Shqipëria për adresimin e të drejtave të shqiptarëve pranë OSBE-së.

Takimet i kemi përmbyllur në Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku së bashku me ambasadorin sh.t.z. Nait Hasani, vizituam Galerinë e fotografive të periudhës së luftës së UÇK-së”.