Ballina Lajme Lajçak: Harta më është dhënë nga institucionet e BE-së

Lajçak: Harta më është dhënë nga institucionet e BE-së

8

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se ka marrë mesazhe të qarta nga fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit se dialogu do të vazhdojë.

Ai përmes një konference për medie i renditi disa mesazhe që sipas tij i kontribuojnë dialogut.

Lidhur me afatet kohore për përfundimin e dialogut, Lajçak tha se varet nga Kosova dhe Serbia.

“Bashkimi Evropian dhe ShBA janë në një partneritet dhe me ardhjen e administratës Biden është më e afërt që qëllimi është e ardhmja evropiane për Kosovën. Mesazhi i tretë është mbështetja e programit elektoral të zotëri Kurti dhe Osmani. E mesazhi i katërt është që ne presim vazhdimin e procesit të dialogut. Përfundimi nga dy takimet e mia është se dialogu do të vazhdojë. E mesazhi i fundit është uniteti ndërpartiak në Kosovë për dialogun”, tha ai.

Sa i përket paraqitjes së tij prapa një harte ku Kosova paraqitet vetëm me vijë administrative në kufirin me Serbinë, Lajçak tha ajo është harta zyrtare që i është dhënë nga institucionet e BE-së.