Ballina Lajme LeBron James shkëlqen në fitoren e Lakers, Clippers të fortë për Philadelphian

LeBron James shkëlqen në fitoren e Lakers, Clippers të fortë për Philadelphian

5

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret pas disfatës një ditë më parë nga Memphis Grizzlies.

Të udhëhequr nga LeBron James, Lakers kanë triumfuar në udhëtim te New Orleans Pelicans me tetë pikë diferencë 114:122.

LeBron James ishte fantastik në këtë takim duke arritur ‘Triple-Double’ me 34 pikë, 12 kërcime e 13 asistime.

Kyle Kuzma pati gjithashtu paraqitje të mirë duke shënuar 20 pikë e katër kërcime si titullar në mungesë të Anthony Davis.

Për Lakers kjo ishte fitorja e 46 në NBA këtë edicion, duke vazhduar kryesimin në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje fantastike është zhvilluar edhe në Staples Center mes Los Angeles Clippers dhe Philadelphia 76ers.

Në fund fitore kanë shënuar vendasit me gjashtë pikë diferencë 136:130.

Kawhi Leonard ishte i pandalshëm në këtë takim me 30 pikë, gjashtë kërcime e tre asistime, ndërsa shkëlqyen edhe treshja Lou Williams, Harrell e Paul George që shtuan të tre nga 24 pikë.

Fitorja ndaj 76ers e dërgon Clippers në pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit.