Ballina Lajme Lëvizja për Reforma fillon rikonsolidimin e vet (foto)

Lëvizja për Reforma fillon rikonsolidimin e vet (foto)

77

Lëvizja për Reforma ka filluar rikonsolidimin e vet nga nëndega e fshatit Miratocë. Në këtë nëndegë sonte ka filluar rikonstruimi i LR dhe do të vazhdojë edhe në nëndegët e tjera në komunën e Preshevës.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes për Reforma, ky subjekt politikë ka falenderuar banorët e fshatit Miratocë për mbështetjen e dhënë dhe e cila është duke u zgjeruar edhe më shumë.

Ky është postimi i plotë në rrjetin social facebook nga ana e Lëvizjes për Reforma:

“Pas 2 viteve nga themelimi i saj dhe pas sfidave të mëdha që kemi kaluar së bashku, si qytetarë që e duam demokracinë dhe kooperimin e brendshëm, sonte kemi filluar rikonsolidimin e Lëvizjes sonë si një frymë e re në skenën politike lokale por edhe më gjerë.

Si pjesë e kësaj ere, Lëvizja për Reforma, sonte ka ristrukturuar nëndegën e saj në fshatin Miratoc, në kuadër të ristrukturimit të tërësishëm të saj.
Në prezencë të banorëve të kësaj nëndege, me një fjalë përshëndetëse iu drejtua nismëtari i Lëvizjes, kryetari Sami Salihu, i cili shprehu mirënjohje dhe falenderim për një mbështetje të tillë që po zgjerohet dita ditës, duke e bërë Lëvizjen për Reforma mjaftë të konsoliduar në këtë zonë. Lëvizja për Reforma tashmë ka filluar punën e saj duke i konsoliduar rradhët e veta, duke i rifreskuar nëndegët e saj dhe njëkohësisht duke zgjedhur figura të reja ose tashmë të konfirmuara.

Pas konfirmimit në zgjedhjet lokale paraprake dhe rikonfirmimit të rrugës sonë të drejtë nga ana e bashkatdhetarëve tanë në diasporë, edhe fshati Miratoc sonte rivulosi që Lëvizja për Reforma është shpirti dhe trupi i organizimit të mirëfilltë e tradicional i politikës në Komunën e Preshevës.
Vazhdojmë të ecim…Rrugët e vështira na shpien në një të ardhme më të mirë!”.