Ballina Lajme Lëvizja për Reforma fiton mbështetje të fuqishme në nëndegën e Norçës

Lëvizja për Reforma fiton mbështetje të fuqishme në nëndegën e Norçës

39

Lëvizja për Reforma ka vazhduar me zgjedhjet brenda partiake. Tubim bindës ishtë në nëndegën e LR në Norçë, nëndegë e cila për kryetar zgjodhi ekonomistin e diplomuar Atullah Hasanin.

Ky është njoftimi i LR i lëshuar për opinion në faqem e vet në facebook:

“Sot në një ambient të ngrohtë, siç dijnë vetëm vajzat dhe djemt e Norçës të ofrojnë, Lëvizja për Reforma u tregoi atyre pak skeptikëve që Levizja jonë, do të jetë subjekti i cili do të përfaqësojë me besueshmëri dhe pregaditje profesionale interesin e gjithë popullatës dhe do të jetë Lëvizja që nuk do të lejojë nëpërkëmbjen e vullnetin dhe sinqeritetit të askujt.

Meqë Norça historikisht i ka dhënë intelektual të kalibrit mbarëkombëtar, një intelektual në rritje, një ekonomist dhe një mik i çiltër siç është Atush Hasani, është zgjedhur kryetar i nëndegës së LR në Norçë.

Lëvizja për Reforma i ka hapur krahët e saj për të gjithë JU, prandaj është momenti që të bëni Lëvizjen tuaj.
Lëvizja për Reforma – Lëvizja jote!