Ballina Lajme Lëvizja për Reforma përfundon procesin zgjedhor në nëndegën e Raincës

Lëvizja për Reforma përfundon procesin zgjedhor në nëndegën e Raincës

38

Lëvizja për Reforma ka mbajtur zgjedhjet brendapartiake në nëndegën e saj në BL Raincë.

Nëndegën LR-së në Raincë në 4 vjeçarin e ardhshëm do ta udhëheq Fitor Abdullahu, i cili është Teknik medicinal në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Në njoftimin e Lëvizjes për Reforma në facebook bëhet e ditir se nëndega e Raincës ka zgjedhur edhe delegatët për kuvendin zgjedhor. Ky është njoftimi i plotë:

“Lëvizja për Reforma, me këmbë të mbarë sot filloi zgjedhjet e saj të brendshme me Raincën.
E jo rastësisht, kemi zgjedhur Raincën si hap të parë në rrugën tonë të gjatë por dhe me sfida. Rainca ka treguar gjithmonë për nivelin e tyre intelektual, por edhe dashamirësinë ndaj proceseve demokratike e politike. Kur banorët e Raincës ishin ata të parët që hapën shkollën e parë shqipe në vitin 1945, është po ky gjak dhe janë po këta njerëz që duan Lëvizjen, duan Reformat dhe duan një përfaqësim të dinjitetshëm dhe të sinqertë për ata.

Me vullnetin dhe bindjen e plotë që Levizja për Reforma do të jetë promotor por edhe krijues i standardeve të reja politike në Preshevë, por edhe më gjerë, sot, bashkarisht me vajzat dhe djemt e Lëvizjes, krijuam dhe rikonfirmuam strukturat e Lëvizjes në Raincë.

Me një demokraci të plotë, duke krijuar standard të ri e duke i mundësuar çdo anëtari e simpatizanti të shpreh mendimin, idenë dhe vullnetin e tij, sot Rainca ka zgjedhur përfaqësuesit, kryesin e nendeges, delegatet per kuvendin zgjedhor, si dhe kryetarin e nëndegës së saj.

Për kryetar të degës u zgjodhë Fitor Abdullahu një familjarë, një profesionist dhe humanist në profesionin e tij, por edhe një sportist. I urojmë që siç ka kontribuar me dinjitet në fushën e mjekësisë, të përfaqësojë dhe të shpërndajë energjinë pozitive ndaj Lëvizjes dhe ndaj vet qytetarit të Komunës sonë”.