Ballina Lajme Lëvizja për Reforma vazhdon me vrull të madhë procesin e brendshëm zgjedhor-Miratoca...

Lëvizja për Reforma vazhdon me vrull të madhë procesin e brendshëm zgjedhor-Miratoca zgjedh Jashar Sahitin kryetar të nëndegës

30
Lëvizja për Reforma është duke vazhduar me vrull të madhë zgjedhjet e brendshme partiake. Në nëndegën e Lëvizjes për Reforma në BL Miratocë ka përfunduar suksesshëm zgjerdhja e organeve të reja.
Nëndega e LR në Miratocë do të udhëhiqet nga Jashar Sahiti ekonomist i diplomuar. Kjo nëndegë ka zgjedhur edhe 9 delegatët për kuvendin zgjedhor të partisë i cili do të mbahet më 23 Nëntor.
Lëvizja për Reforma në faqen e vet zyrtare në facebook ka lëshuar edhe njoftimin për zgjedhjet e saja në Miratocë:
” Miratoca !
Gjithmonë është një ndjenjë e veçantë kur je prezent me rininë e Miratocës.
E gjithashtu është emocion pozitiv kur pritesh nga familjarë të këtij vendi.
Miratoca gjithmonë ka qenë një nga fshatrat ku në mënyrë më të sinqertë ka dashur një udhëheqje të drejtë e që interesohet për qytetarin e saj.
Sonte, Miratoca i hodhi themelet e një politike të drejtë, të sinqertë, kredibile e të denjë për ta udhëhequr fshatin e tyre, e vet qytetin e tyre.
Krenarë e ballëhapur sot Miratoca ka shuar edhe dyshimin më të vogël që Lëvizja për Reforma është subjekti i vetëm që viteve të ardhshme do të kultivojë standardin demokratik të udhëheqjes së Komunës sonë.
Miratocasit sonte zgjodhën kryetarin e nëndegës së tyre, Jashar Sahitin, një ekonomist me të ardhme të ndritur, një shok dhe një intelektual i kësaj zone, padyshim që vihet në radhën e intelektualëve të Lëvizjes për Reforma.
Lëvizja për Reforma ka energji të reja, ka brenda saj intelektualët, ka në gjirin e saj vullnetin dhe njerëzit e duhur për një udhëheqje të dinjitetshme e sonte Miratoca e vulosi këtë”.
Lëvizja për Reforma
Lëvizja jote