Lëvizja për Reforma ka mbajtur zgjedhjet brenda partiake në nëndegën e fshatit Rahovicë. Nëndegën e LR në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar në Rahovicë iu është dhënë besimi ta udhëheq Driton Emërllahu me profesion ekonomist i diplomuar.
Procesi i rizgjedhjes së degëve dhe kryesisë së Lëvizjes për Reforma ngadalë po vjen afër kurorëzimit.
Pas zgjedhjes së udhëheqësve dhe zërit përfaqësues të shumicës së degëve të saj, sot, rradhën e kishte fshati Rahovicë, fshat ky ku lindi dhe fryma e lirisë, Lëvizjes por edhe demokracisë!
E Rahovica, nuk kishte ndryshe se si mos të zgjidhte Driton Emërllahun si zërin e tyre përfaqësues.
Me Dritonin kemi rrugëtuar bashkë kahmot!
Fryma, energjia dhe shpirti i tij garues, e kanë shquar që herët kur kemi qenë bashkëlojtar volejbolli në klubin Flaka. Një familjar i respektuar, që di të respektojë fëmijët, prindërit dhe të moshuarit, një profesionist i shquar në fushën e ekonomisë, patjetër që do të duhej të rreshtohej në Lëvizjen për Reforma, Lëvizje që rrit shpresat për një ndershmëri në menaxhimin e pushtetit të ardhshëm.
Bashkë ne aspirojmë shumë në këtë rrugëtim, e që besojmë të jetë i frytshëm po aq sa synimet tona. Lëvizja do të reflektoj shpresë dhe mirëqenie për të gjithë ne!